Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Në kuadër të Qendrës Klinike sot është hapur zyrtarisht objekti i ri për Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Dermatovenerologji.
Klinikat e reja, siç u njoftua në ceremoninë e hapjes, u ndërtuan sipas standardeve më të larta, duke ofruar kushte moderne të punës për personelin mjekësor dhe kujdes të nivelit të lartë për pacientët.
Drejtori i QKMZ, Aleksandar Radoviq, tha se për herë të parë Klinika për Dermatovenerologji ka një seksion poliklinik dhe spitalor në një vend, i cili i plotëson plotësisht standardet evropiane për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
“Klinika është e pajisur me pajisjet më moderne mjekësore. Seksioni i spitalit ka rreth 32 shtretër spitalor me dy dhoma izolimi dhe dhoma për popullatën pediatrike”, shtoi Radoviq.
Ai tha se seksion ambulator ashtu dhe ai spitalor Janë përshtatur për personat me aftësi të kufizuara, dhe se në Klinikë janë të punësuar 10 mjekë dhe 12 infermierë.
Ministri i Shëndetësisë Vojisllav Shimun tha se objekti për sëmundje infektive dhe dermatovenerologji po hapet simbolikisht në ditën kur QKMZ feston 50 vjetorin e themelimit.
Ai tha se ky moment simbolizon jo vetëm përfundimin e një projekti të rëndësishëm, por edhe fillimin e një epoke të re në shëndetësi.
Kryeministri Millojko Spajiq tha se njohja dhe mbështetja që kanë marrë nga partnerët evropianë në Bruksel në ditët e fundit ka konfirmuar pa mëdyshje se Qeveria flet me rezultate.
“Sot i riafirmojmë me veprime premtimet tona. Ne po e dëshmojmë përkushtimin, përgjegjësinë dhe mbi të gjitha ambicien tonë realiste me një hap tjetër madhor për sistemin tonë shëndetësor”, tha Spajiq.