Foto: Ilustrim
Fushata me çmime të kufizuara ka qenë në fuqi për më shumë se tre muaj. Ajo përfshinte rreth një mijë artikuj në tregjet më të mëdha.
Tabelat janë të vendosura, duke informuar konsumatorët se çfarë mund të blejnë me çmime më të ulëta.
Qytetarët për RTMZ thonë se kjo fushatë ndihmon pak, pasi në të shumtën e rasteve çmimi kufizohet në një artikull që më parë ka pasur çmim më të lartë, pra pas uljes në fakt nuk është çmim i reduktuar.
“Ka shumë njerëz që jetojnë në kushte të vështira sociale, ju keni shumë pensionistë që kanë 450 euro. Çfarë do të blejnë me 450 euro?”, pyeti njëra nga të anketuarit.
Analisti ekonomik Predrag Zeçeviq beson se aksioni i kufizuar i çmimeve ka kontribuar në ngadalësimin e inflacionit, por ai vë në dukje se ka mekanizma për uljen e tij nën dy përqindëshin e përcaktuar.
“Besoj se është koha që shteti të dalë me disa programe për mbështetje masive për prodhuesit vendas, duke eksportuar prodhimet vendase në afat të gjatë, duke formuar përfundimisht ato rezerva mallrash për të cilat flitej prej kohësh dhe u shfuqizuan 23 vite më parë mund të ndikojmë në nivelin e inflacionit”, thotë Zeçeviq.
Të dhënat për monitorimin e respektimit të fushatës janë publikuar edhe në faqen e Qeverisë, ndërsa të dhënat e fundit tregojnë se janë lëshuar mbi 20 urdhëra kundërvajtës në vlerë mbi 60 mijë euro për shkak të parregullsive të konstatuara nëpër dyqane.
Aksioni me çmim të kufizuar është i vlefshëm deri më 31 janar.