MILLATOVIQ: MBYLLJA E KAPITUJVE, SINJAL I PËRKUSHTIMIT TË BE-së NË RRUGËN E MALIT TË ZI DREJT ANËTARËSIMIT TË PLOTË NË BE

Foto: Kabineti i Presidentit të Malit të Zi / Kabinet Predsjednika Crne Gore

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq përmes rrjetit social “X” deklaroi se janë mbyllur tre kapituj negociues, që është një sinjal i përkushtimit të BE-së në rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu tha se kjo është një mundësi për tu përballuar me pyetjen pse rezultatin i rrugës evropiane është nën atë që pritej.

Sipas presidentit Millatoviq, ky është një moment për të pyetur veten – “nëse qeveria ka treguar përgjegjësi shtetërore dhe pjekuri politike gjatë vendimmarrjeve që kanë pasoja të drejtpërdrejta në rrugën evropiane të Malit të Zi dhe nëse me vetëdije është rrezikuar prioriteti më i rëndësishëm strategjik i shtetit për interesa partiake të dikujt.

Presidenti thotë se vetëm me përkushtim dhe qasjen maksimale strategjike, mund të sigurojmë që hapat e ardhshëm të jenë më të mira dhe më cilësorë si dhe qëllimi mbetet i qartë – Mali i Zi të jetë anëtari i 28 i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028.

SHARE