SHQEPANOVIQ USHTRUES DETYRE I DREJTORIT TË DREJTORISË SË POLICISË

Sharanoviq dhe Shqepanoviq, Foto: Ministria e Brendshme e Malit të Zi / MUP Crne Gore

Qeveria në një seancë elektronike unanimisht emëroi Llazar Shqepanoviq ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë së Policisë.

Ai për këtë pozitë është propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq.

Brgjanin njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se kishte paraqitur kërkesë për ndërprerjen e mandatit të tij dhe deklaroi se e kupton se “papajtueshmëria e tij me interesa të veçanta në dëm të interesit publik” mbetet një pengesë e pakapërcyeshme për vazhdimin e angazhimit të tij në të njëjtën kornizë.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, ai ka pranuar ofertën e ekzekutivit për të marrë post këshillimor në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ASK).

Shqepanoviq, sipas biografisë së tij, është i diplomuar në drejtësi dhe polic me përvojë njëzetvjeçare në Drejtorinë e Policisë.

Ai mbajti poste të shumta drejtuese, duke përfshirë Sektorin e Parandalimit të Krimit, njësitë speciale, Stacionin e Policisë Kriminale në të gjitha linjat e punës dhe Qendrën Rajonale të Sigurisë. Arritjet e tij profesionale janë njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.  

SHARE