Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Çdo qytetar i Malit të Zi duhet të festojë sot dhe të ndihet i plotësuar dhe të jetë krenar kur të hënën të shoh përfaqësuesit e Malit të Zi në mbylljen zyrtare të kapitujve në Bruksel, tha zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.
“Që nga 1 nëntori 2023, kur morëm detyrën në Qeverinë e Malit të Zi, kemi bërë përpjekje të mëdha për ta afirmuar Malin e Zi si një vend që dëshiron dhe mund të anëtarësohet në BE. Ndoshta mazhoranca fillimisht nuk ka besuar se ne mund ta bëjmë dhe në Bruksel mund të kenë qenë skeptikë, por anëtarët e Qeverisë me kryeministrin e kanë besuar. IBAR-i dhe një fazë e re kanë ardhur, dhe ne jemi fokusuar që më në fund të fillojmë të mbyllim kapitujt”, theksoi Gjeloshaj.
Siç tha ai, ambiciet e mëdha që kishin ishin një mision i pamundur për disa, por, siç shtoi ai, besonin se mund të fillonin mbylljen e kapitujve këtë vit.
“Dhe po, sot presim lajme se Mali i Zi më në fund do të fillojë mbylljen e kapitujve, pas 12 vitesh pritje, dhe kemi një fazë përpara që do të kërkojë shumë punë dhe më shumë seriozitet. A mund të kishim bërë më shumë, ndoshta, a ka gjëra të pamundura, nuk ka, në këto rrethana, vetëm në një vit të punës së Qeverisë dhe me këtë shumicë parlamentare, të jesh në situatë për të mbyllur tre-katër kapituj është një sukses i madh. A do të jenë tre apo katër, nuk ka rëndësi tani, sepse të gjithë e dinë se kush është shkaku nëse do të jenë tre, por edhe nëse janë katër, të gjithë e dimë se kush ishte arsyeja që ne të shqetësoheshim se a do të jenë katër”, ka theksuar zëvendëskryeministri.
Në çdo rast dhe çfarëdo që të vendosin, Gjeloshaj, siç thuhet në deklaratë, i është mirënjohës “Kroacisë mike”, sepse këto dilema që ekzistojnë janë një ndihmë e madhe që edhe ata që nuk e kanë kuptuar, të kuptojnë se ku qëndron problemi ynë, miqtë janë këtu për të na treguar për këtë dhe “shpresojmë ta zgjidhim”.
“Sigurisht, jam edhe krenar dhe ndihem i plotësuar që së bashku me ekipin tim në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kam dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në dy kapituj dhe një kontribut të pjesshëm në një kapitull, i cili mbyllet me punën e madhe të kolegut tim Vujoviq dhe kolegut Dukaj. Mesazhi më i rëndësishëm është se Mali i Zi mund dhe dëshiron të anëtarësohet në BE, me inkurajimin se vitin e ardhshëm të gjithë do të punojmë edhe më shumë që të kemi sa më shumë kapituj të mbyllur dhe ambiciet tona do të vazhdojnë të jenë të mëdha si këtë vit”, tha ndër të tjera Gjeloshaj.