Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Përmirësimi i kapaciteteve të pushteteve lokale në Mal të Zi të nevojshme për transformim të qëndrueshëm digjital është qëllimi kryesor i projektit, i cili po zbatohet në partneritet me Ministrinë e Administratës Publike nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS) dhe Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), siç u theksua në ngjarjen me rastin e fillimit të zbatimit të aktiviteteve që u mbajt më 13 dhjetor 2024 në ndërtesën Eko të OKB-së në Podgoricë.
“Digjitalizimi i shërbimeve publike në Mal të Zi përfaqëson një hap kyç drejt modernizimit të administratës publike, dhe rrjedhimisht përafrimi më i afërt me standardet evropiane. Kërkesat moderne të qytetarëve dhe bizneseve përfshijnë administratën publike efikase dhe transparente, e cila do t’u mundësojë atyre të ndërveprojnë më shpejt me institucionet shtetërore përmes platformave dhe mjeteve digjitale”, tha ministri Dukaj.
“Duke kontribuar në ndryshimet transformuese në gjashtë komuna përmes përmirësimit të aksesit të shërbimeve publike përmes kanaleve digjitale, ky projekt do të jetë një hap tjetër drejt qeverisjes më të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse, efektive për të gjithë – veçanërisht për grupet më të cenueshme”, tha Servadei, duke theksuar se Fondi për Zhvillim të Përshpejtuar të Malit të Zi përmbush qëllimin e tij përmes mbështetjes për iniciativa të tilla.
„Mbështetja për qeveritë vendore do të ofrohet në formën e përmirësimit të njohurive dhe aftësive për futjen dhe menaxhimin e shërbimeve digjitale, asistencë teknike për zhvillimin e procedurave dhe politikave të sigurisë kibernetike, krijimin e planeve lokale të veprimit për transformimin digjital dhe përmirësimin e infrastrukturës digjitale,“ tha shefi i programit të UNOPS-it, Marko Vujaçiq.
Shefi i Zyrës së ITU-së për Evropën, Jaroslav Ponder, deklaroi se ky projekt demonstron një angazhim të përbashkët për fuqizimin e qeverive vendore në rrugën e transformimit digjital, në përputhje me rezultatet e pritshme të Iniciativës Rajonale të ITU-së për Evropën mbi Transformimin Digjital për Qëndrueshmëri.
Përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore të cilët janë të përfshirë në këtë mbështetje, si dhe organizata të shoqërisë civile dhe komuniteti i IT, morën pjesë në aktivitet dhe konfirmuan interesin e tyre për arritjen e objektivave të projektit.