Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq Stojanoviq nënshkroi një marrëveshje granti me Shefin e Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Mal të Zi, Remon Zakarias.
Me kontratën në fjalë, BERZH ka dhënë 4 milionë euro grante për projektin “Përmirësimi i Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesat Arsimore”.
Meqenëse në fund të muajit nëntor është lidhur një marrëveshje kredie në vlerë prej 20 milionë eurosh për projektin në fjalë, është kënaqësi të informohet opinioni se granti në fjalë siguron 24 milionë euro të nevojshme për rindërtimin e 24 objekteve arsimore në Mal të Zi.
Bashkëbiseduesit theksuan me këtë rast se hapi tjetër i rëndësishëm është ndërtimi i një strukture zbatuese që do të garantojë zbatimin efikas të projektit, në të cilin BERZH do të ndihmojë përmes asistencës në angazhimin e mbështetjes teknike për zbatimin e tij.