Foto: Ministria e Punëve të Brenshme
Ushtrimi demonstrues “Bozhaj 2024” me temën e shuarjes së zjarreve në hapësirat e mbyllura është mbajtur sot në Qendrën e Pritjes së të Huajve që Kërkojnë Mbrojtje Ndërkombëtare në Bozhaj.
Ministria e Punëve të Brendshme thekson se stërvitja kishte për qëllim testimin e gatishmërisë dhe procedurave të koordinimit të shërbimeve kompetente për reagim ndaj zjarreve në hapësira të mbyllura.
MPB theksoi se në Qendrën Pritëse në Bozhaj janë praktikuar masat, aktivitetet dhe metodat e komunikimit ndërmjet organeve kompetente të sistemit, si dhe është kryer evakuimi i banorëve dhe stafit të kampit në një vend të sigurt, është kryer shuarja e zjarrit, shpëtimi dhe kujdesi i të rrezikuarve dhe të lënduarve, është kryer rilevimi teknik me anë të dronit dhe ATV-së, si dhe simulimi i shtypit.
“Ministria e Punëve të Brendshme i konsideron ushtrime të tilla të përbashkëta si jashtëzakonisht të rëndësishme për të përmirësuar gatishmërinë për reagim emergjent në këto dhe situata të ngjashme, veçanërisht kur bëhet fjalë për objektet që strehojnë kategori të cenueshme. Ministria e Punëve të Brendshme në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme me qëllim të përmirësimit të reagimit të institucioneve ndaj situatave të krizës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.