Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kreu i diplomacisë malazeze organizoi pritjen tradicionale të Vitit të Ri për trupin diplomatik, e cila u mbajt sot në Villa Goricë të Podgoricës.
“Pas nesh është një vit sfidues, por edhe një vit në të cilin kemi arritur rezultate konkrete dhe të rëndësishme në rrugën evropiane për të cilat jemi veçanërisht krenarë”, tha ai.
Ai rikujtoi se Mali i Zi ka bërë përparim të rëndësishëm në fushat që mbulohen nga kapitujt 23 dhe 24.
„Dhe më e rëndësishmja, Qeveria ka treguar qartë përgjegjësinë e saj ndaj qytetarëve, duke forcuar shtetin e së drejtës, pa të cilin nuk ka progres ekonomik dhe shtet të begatë. Rruga evropiane e Malit të Zi gëzon mbështetjen e pandarë të të gjithë qytetarëve dhe përfaqëson një faktor koheziv në shoqërinë tonë”, theksoi Ibrahimoviq.
Ai theksoi se Mali i Zi ishte aktiv në forume shumëpalëshe edhe gjatë vitit dhe e njohur për angazhimin e saj për respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare, zgjidhjen e konflikteve përmes kanaleve diplomatike dhe mbrojtjen dhe ofrimin e ndihmës humanitare për civilët.
Ibrahimoviq iu referua edhe rëndësisë së marrëdhënieve të mira fqinjësore.
“Mali i Zi i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, që është jo vetëm një nga prioritetet tona të politikës së jashtme, por një parakusht kryesor për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe përgjigjen më të mirë ndaj kërcënimeve të sigurisë.“
Ai shtoi se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë dhe paraqet një rrugë për përparim të mëtejshëm dhe përballje të të gjitha sfidave. “Si lider në procesin e integrimeve evropiane, Mali i Zi me suksesin e tij do të jetë inkurajim dhe nxitje për rrugën evropiane të vendeve të tjera kandidate”, përfundoi Ibrahimoviq.