Foto: Kabineti i Presidentit të Malit të Zi / Kabinet Predsjednika Crne Gore
Përfshirja nuk është vetëm e drejtë, por edhe obligim për të gjithë ne, ka thënë presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
“Nuk duhet të lejojmë që pengesat të mbeten pjesë e përditshmërisë – qofshin ato fizike, sociale apo institucionale. Vendimmarrësit, së bashku me të gjithë aktorët shoqërorë, kanë përgjegjësinë të krijojnë një mjedis në të cilin të drejtat e personave me aftësi të kufizuara jo vetëm të mbrohen, por edhe të realizohen plotësisht”, tha ai.
Është e nevojshme, siç tha ai, të ofrohen mundësi të barabarta për arsim cilësor, punësim dinjitoz, akses në hapësira dhe shërbime publike, kujdes adekuat shëndetësor dhe pjesëmarrje në jetën kulturore, sportive, sociale dhe politike për të gjithë qytetarët tanë.
“Përfshirja nuk është vetëm një qëllim – është një rrugë drejt një shoqërie në të cilën ne respektojmë njëri-tjetrin, në të cilën solidariteti dhe barazia ndërtojnë themelet e përparimit të përbashkët. Çdo hap që hedhim drejt tij bën një ndryshim. Sot dhe çdo ditë, së bashku, ne e bëjmë Malin e Zi një vend ku të gjithë kanë mundësi për një jetë dinjitoze”, ka theksuar Millatoviq.