Foto: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit / Ministarstvo prosvjete, nauke i inovacija
Dymbëdhjetë shkolla fillore në të gjithë Malin e Zi morën mikrobusë të rinj, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.
Mikrobusët iu dhanë shkollave: „Jovan Gnjatoviq“, „Branko Vishnjiq“ dhe „Janko Bjelica“ nga Nikshiqi, shkollës fillore “25 Maji” nga Rozhaja, shkollës „Marko Nuculloviq” nga Ulqini, „25 Maji“ nga Petnjica, „Radomir Mitroviq“, „Vuk Karaxhiq“ dhe „Vukajllo Kukal“ nga Beranja, „Mojsīje Stevanoviq“ nga Kollashini, „Millosav Kolenshiq“ nga Danillovgradi dhe „Millomir Gjalloviq“ nga Bijello Pole.
Siç theksuan nga ai departament, këto vetura janë pjesë e prokurimit përmes të cilit janë kontraktuar 21 vetura të reja në vlerë prej 1,116,760,26 euro, si dhe dy autobusë në vlerë prej 346,853,75 euro.
Nëntë minibusët e mbetur, si dhe autobusët do të dorëzohen deri në fund të këtij viti. Kështu, përveç blerjes së vitit të kaluar dhe atij të vitit 2021, do të sigurohen mjete të reja transporti për mbi 90 për qind të shkollave në Mal të Zi, gjë që zgjidh në mënyrë adekuate një nga problemet e rëndësishme në sistemin tonë arsimor, dhe ky është transporti i sigurt i nxënësve tanë.