Foto: Shutterstock
Të gjitha llojet e karburanteve do të rriten nga dy deri në tre cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.
Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten për dy cent, do të kushtojnë 1.44 euro dhe 1.48 euro.
Çmimi i Eurodizelit do të jetë tre cent më i lartë në 15 ditët e ardhshme dhe do të arrijë në 1.37 euro.
Nafta për ngrohje do të rritet për dy cent, dhe do të kushtojë 1.33 euro.
Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 19 nëntor, kur benzina u lirua me një cent, ndërsa Eurodizeli dhe nafta për ngrohje u rritën.
Në përputhje me përcaktimet e Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 16 dhjetor dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 17 dhjetori.