Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 14 dhe 15 shkurt, kumtuan nga Qeveria e Kosovës.
Rikujtojmë se vizita e Kryeministrit të MZ, Dushko Markoviq, e planifikuar për me datën 6 shkurt ishte shty, për arse se avioni në të cilin gjindej Markoviq, nuk ka pas mundësi të ulet, për shkak të mjegullës që kishte atë ditë në Aeroportin e Prishtinës.
Vizita e parë e Markoviqit në Kosovë, siç ishte njoftuar më parë nga qeveria, është dashur të jetë një mundësi “për të thelluar më tej bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve mike, duke përcaktuar aktivitete dhe projekte të përbashkëta që priten të realizohen në të ardhmen.