Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi dhe Departamentit për Luftën kundër Trafikimit Ndërkombëtar të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në atë ambasadë theksuan rëndësinë e përmirësimit të kapaciteteve të sistemit gjyqësor, në mënyrë që t’u përgjigjet në mënyrë efektive sfidave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Këtë e bëri të ditur kabineti i zëvendëskryeministrit për Sistemin Politik, Drejtësinë dhe Antikorrupsion, Momo Koprivica, duke shtuar se përfaqësuesit e ambasadës dhe INL theksuan veçanërisht gatishmërinë e tyre për asistencë profesionale dhe teknike në forcimin e policisë gjyqësore si mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve në fushën e drejtësisë.
Theks i veçantë, siç thuhet në njoftim, i është kushtuar përshtatjes së objektit të vjetër të Qeverisë për nevojat e Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe Departamentit të Policisë Speciale, si dhe rëndësisë së miratimit të Projektligjit për Policinë Gjyqësore, “i cili synon të forcimi i sistemit gjyqësor dhe përmirësimi i mbështetjes operacionale për institucionet gjyqësore.“
Koprivica falënderoi Ambasadën Amerikane dhe INL për mbështetjen e vazhdueshme për reformat në fushën e drejtësisë.
Ai tha se Qeveria është e përkushtuar për përmirësimin e mëtejmë të kornizës legjislative, për të siguruar një sistem gjyqësor efikas, transparent dhe modern.