NESËR, SEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT TË KRYEQYTETIT

Ndërtesa e Kuvendit të Kryeqytetit, Foto: Luka Zekoviq / Zgrada Skupštine Glavnog grada, Foto: Luka Zeković

Seanca konstituive e Kuvendit të Kryeqytetit, në të cilën do të verifikohen mandatet e këshilltarëve, mbahet nesër.

Në rendin e ditës së seancës është edhe zgjedhja e kryetarit të parlamentit vendor, por ende nuk është propozuar asnjë kandidat për atë post.

Këshilltarët kanë afat deri më 28 dhjetor për të rënë dakord për kryetarin e ri të Kuvendit të Kryeqytetit. Sipas rezultateve të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 29 shtator, në mbledhjen e re të parlamentit, Partia Demokratike e Socialistëve do të ketë 19 këshilltarë, koalicioni Lëvizja „Evropa Tani“ dhe Mali i Zi Demokratik do të ketë 14 këshilltarë dhe koalicioni „Për të ardhmen e Podgoricës“ do të ketë 13 këshilltarë.

Lista “Për një Podgoricë më të mirë – Jakov Millatoviq” fitoi 6 mandate, Aleanca Evropiane fitoi 3 mandate, Partia e Progresit Evropian dhe Lëvizja për Ndryshim secili nga dy mandate.

Seanca e Kuvendit të Kryeqytetit do të nisë në orën 11:00.

SHARE