DUKAJ: E NEVOJSHME TË PËRSHPEJTOHET PROCESI I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Transformimi digjital mbetet misioni ynë i qartë dhe i përbashkët, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

Siç thuhet në njoftim, sot në organizim të Ministrisë së Administratës Publike është mbajtur seanca e dytë e mbledhjes së III-të të Trupit Koordinues për Menaxhimin e Procesit të Transformimit Digjital, të kryesuar nga Dukaj, dhe në të cilën përfaqësues të institucioneve shtetërore, sektorit ekonomik, vetëqeverisjes lokale dhe aktorëve të tjerë kyç diskutuan hapat e mëtejshëm në fushën e përmirësimit të transformimit digjital në Mal të Zi.

Në takim, ndër të tjera, u tha se është e nevojshme përshpejtimi i procesit të transformimit digjital.

“Transformimi digjital si kusht për krijimin e bazave të mira të administratës publike moderne, transparente dhe efikase mbetet mendimi ynë i qartë dhe i përbashkët. Procesi është gjithnjë e më kërkues për sa i përket teknologjisë dhe organizimit, kështu që rezultatet mund të priten vetëm me përpjekje të përbashkëta. Fokusi është në projektet dhe strategjitë kryesore që do të formësojnë të ardhmen e shërbimeve dhe inovacioneve digjitale në Mal të Zi”, tha Dukaj.

Në seancë u theksua se modernizimi i administratës publike nëpërmjet zhvillimit të shërbimeve elektronike dhe përmirësimit të ndërveprueshmërisë është çelësi për rritjen e efikasitetit, transparencës dhe disponueshmërisë së shërbimeve për qytetarët dhe ekonominë.

SHARE