VUKOVIQ: NË BUXHET JANË INTEGRUAR PAGAT SIPAS PROGRAMIT „EVROPA TANI 2“ DHE RRITJA E PENSIONEVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Financave Novica Vukoviq tha se propozim-buxheti për vitin 2025 është fiskalisht i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm dhe se komponenti kryesor i tij është përmirësimi i standardeve të qytetarëve.

Vukoviq deklaroi për televizionin „Vijesti“ se pagat në programin „Evropa Tani 2“ janë të integruara në buxhet, si dhe rritja e pensioneve, por edhe se buxheti kapital nuk ka qenë kurrë më i madh.

Duke komentuar huamarrjen e paralajmëruar, Vukoviq thekson se borxhi publik nuk është rritur në katër vitet e kaluara, ndërkohë që të gjitha detyrimet në bazë të tij janë kryer rregullisht dhe se borxhi publik mbetet në të njëjtin nivel dhe se produkti social bruto rritet.

Më së shumti para ai pret nga mbledhja e taksave, kontributet dhe shitja e ligjshme e cigareve.

SHARE