Sulmet ndaj pavarësisë së Malit të Zi janë, edhe pas 14 vjetësh, shumë të pranishme, tha Ministri i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq dhe tha se sistemi i sigurisë është i aftë dhe mjaft kualitativ për të përballuar këto sfida. Boshkoviq tha se Mali i Zi, përmes historisë së tij mijëravjeçare, gjithmonë është dashur të luftojë, dhe kur lufton – të ruajë pavarësinë dhe ekzistencën e saj. Siç deklaroi ai, Mali i Zi, edhe pas 14 vjet pavarësie, ka rënë në sulm nga grupe të ndryshme të interesit dhe sfera që po përpiqen të ndalojnë, para së gjithash, rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik, dhe nga ana tjetër, madje rrezikojnë ekzistencën e saj. “Për fatin e tyre të keq, Mali i Zi sot është një shtet i qëndrueshëm, demokratik, multietnik, i cili është i integruar në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe është në rrugën e saj për t’u bërë anëtae e Bashkimit Evropian (BE),” tha Boshkoviq. I pyetur nëse sistemi i sigurisë së Malit të Zi është mjaft i fortë për t’u marrë me këto kërcënime, ai tha se gjatë 14 viteve të kaluara, sistemi i sigurisë është zhvilluar dinamikisht, është reformuar dhe është bërë i aftë dhe mjaft kualitativ për tu mbrojtur nga të gjitha këto sulme. Mali i Zi, siç tha ai, sot ka një Ushtri që është shumë e aftë të kryejë të gjitha misionet e vendosura para saj, dhe nga ana tjetër të jetë një partner i përshtatshëm brenda aleancës së NATO-s, midis 30 anëtarëve.