Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq ka caktuar për 22 nëntor seancën e katërt – të veçantë të seancës së dytë të rregullt (vjeshtore) të këtij viti.
Rendi i ditës do të përfshijë Orën e Kryeministrit dhe pyetjet parlamentare lidhur me një temë specifike.
Seanca do të mbahet të premten, më 22 nëntor, me fillim nga ora 13:00.