Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi, Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, ju përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore me rastin e 21 majit.
Kurtezi thekson se ndër vite ndajnë sebashku krenarinë e përparimit që Mali i Zi ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të tij dinjitoz në botë.
Ai shprehet i entuziazmuar që marrëdhëniet vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë.
“Dëshiroj të uroj në veçanti komunitetin shqiptar duke vlerësuar rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e Malit te Zi modern dhe në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit, duke e konsideruar atë një urë lidhëse të fuqishme të miqësie midis dy vendeve tona!” , thuhet në urimin e Kurtezit.