Pas regjistrimit të kryer në mënyrë perfekte, në bashkëpunim me EUROSTAT-in, po fillojmë të mbyllim kapitullin e 18-të, tha kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.
Spajiq, siç njofton Qeveria, është takuar me drejtoreshën e përgjithshme të Eurostat-it, Marijana Koceva, ku është thënë se Mali i Zi ka ende shumë punë për të bërë në përmbushjen e obligimeve nga kapitulli 18 – Statistikat.
Sipas tij, ata kanë vendosur një plan shumë ambicioz, të cilin mund ta përmbushin dhe mbyllin të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2026. Kryeministri theksoi se ekziston një zgjidhje që do të forcojë besimin e vendeve anëtare të BE-së në reformat që Mali i Zi po zbaton në fushën e statistikave.
“Qëllimi është të ofrohen të dhëna transparente dhe të besueshme për gjendjen e financave publike, në mënyrë që Mali i Zi të arrijë standardet e BE-së në këtë fushë”, tha Spajiq.
Në këtë kontekst, u ra dakord për mbështetjen afatgjatë të ekspertëve nga Komisioni Evropian, e cila do të ofrohet nga EUROSTAT.
“Ne kemi një punë të madhe para nesh, por ajo mund të përfundojë në një periudhë të shkurtër kohore, nëse kemi organizimin e duhur dhe angazhimin e plotë nga të gjitha palët”, tha Koceva.