Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, sot në Kuvend, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me momentin aktual në procesin e integrimeve evropiane dhe hapat dhe reformat e mëtejshme të nënkuptuara nga agjenda e reformave.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, ministrja vlerësoi se është shumë e rëndësishme që në këtë moment Mali i Zi është në fazën e mbylljes së katër kapitujve të negociatave 7, 10, 20 dhe 31, për të cilën raportet u dërguan në fillim të tetorit, dhe njoftoi se Komisioni Evropian dhe njëzet e shtatë vende anëtare do të vendosin në dhjetor nëse Mali i Zi do t’i mbyllë këta kapituj.
Ministrja Gorçeviq tha se me këto hapa Qeveria nuk e ngadalësoi punën e saj për mbylljen e kapitujve të negociatave dhe theksoi se Mali i Zi deri në fund të vitit do të arrijë gatishmëri të brendshme edhe në dy kapituj të tjerë.
Ajo vlerësoi se ky është një sukses epokal për Malin e Zi, duke pasur parasysh se në një vit të punës së Qeverisë u zhbllokuan negociatat, u mor IBAR-i dhe se tani jemi në fazën e mbylljes së katër kapitujve, ndërsa në dymbëdhjetë vjet negociata, vetëm tre u mbyllën.
“Mendoj se ky është një momentum i jashtëzakonshëm dinamik dhe i veçantë që kemi tani”, përfundoi ajo.