TË MËRKURËN DHE TË ENJTEN DITË PUSHIMI ME RASTIN E FESTËS SË NJEGOSHIT

Me rastin e festës kombëtare 13 Nëntori – Dita e Njegoshit, festë kulturore malazeze, ditë pushimi janë të mërkurën 13 nëntor dhe të enjten 14 nëntor, njoftoi Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social.

Bazuar në Ligjin për festat shtetërore dhe festat e tjera, festa shtetërore është 13 Nëntori – Dita e Njegoshit, një festë kulturore malazeze.

Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara, siç theksojnë ata, të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.

SHARE