Një anije e marinës italiane ka nisur lundrimin drejt Shqipërisë të mërkurën, duke bartur grupin e dytë të emigrantëve.
Roma synon ta shpëtojë planin kontrovers për mbajtjen e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil, pasi tentimi i parë hasi në pengesa ligjore.
Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, shpreson se dërgimi i emigrantëve në qendrat e ruajtura në Shqipëri, në vend se t’i lejojë ata të futen në Itali, do të ndikojë që emigrantët e tjerë të mendojnë për rreziqet e kalimit të detit për në Evropë.
Italia i dërgoi fillimisht një grup prej 16 emigrantësh në Shqipëri muajin e kaluar, por të gjitha ata u kthyen mbrapsht brenda ditësh, shumica pasi një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak të shqetësimeve rreth statusit të tyre ligjor.
Vetëm tetë emigrantë u nisën drejt Shqipërisë të mërkurën nga vendi ku ishin shpëtuar afër ishullit Lampedusa, që nënkupton se Qeveria italiane po teston nëse mund ta tejkalojë pengesën ligjore që iu shfaq në tetor.
Grupi i parë i emigrantëve vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi, nga dy prej 22 vendeve që Italia i kishte ciëlsuar si të sigurta, që do të thotë se Qeveria besonte se ata mund të riatdhesoheshin shpejt.
Megjithatë, gjykata në Romë e vuri në pikëpyetje këtë, duke përmendur vendimin rishtazi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila tha se vendet jashtë Bashkimit Evropian nuk mund të shpallen si të sigurta, nëse nuk vlerësohet se territori i tyre nuk përballet me rreziqe.
Si pasojë, të gjitha emigrantët e dërguar në Shqipëri u kthyen në Itali, ku u vendosen në qendra të paruajtura të pritjes.