Në adresat e disa shkollave në Podgoricë, Bijello Pole, Danillovgrad mëngjesin e sotëm kanë marrë një email me përmbajtje kërcënuese, për këtë arsye mësimi në ato institucione arsimore është ndërprerë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit bëri të ditur se administratat e shkollave kanë marrë masa në kuadër të juridiksionit të tyre.
“Fëmijët janë evakuuar, janë njoftuar organet e rendit dhe është rënë dakord që pas kontrollit të sigurisë në ambientet e shkollës nga ana e policisë, nxënësit të kthehen në mësim”, thanë për Agjencinë MINA nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.