Kur bëhet fjalë për aviacionin, Mali i Zi ka arritur një nivel të mirë të përputhshmërisë me çështjet ligjore të Bashkimit Evropian (BE), thuhet në një raport të ri të Komisionit Evropian (KE).
“Kjo po ashtu tregon se Agjencia e Aviacionit Civil është e përkushtuar për të bërë progres në këtë fushë dhe monitoron zhvillimin e aviacionit civil, me qëllim të sigurimit të vazhdueshëm të sigurisë në trafikun ajror”, thuhet në njoftim.
Në raportin e KE-së për Malin e Zi, ndër të tjera, thuhej se para se të bëhet kalimi në fazën e dytë të marrëveshjes Zona e Përbashkët Evropiane e Aviacionit, është e nevojshme të plotësohen disa kërkesa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore.
Për këtë çështje edhe Agjencia për Mbrojtjen e Konkurrencës ka njoftuar përfaqësuesit e KE-së gjatë takimit të qershorit të Bordit të Përbashkët të Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit në Podgoricë.