ISHP: VAKSINIMI KUNDËR VIRUSIT PAPILLOMA HUMANE NË DISA KOMUNA GJATË FUNDJAVËS

Qendrat shëndetësore në disa komuna malazeze do të organizojnë vaksinimin kundër virusit papilloma humane (HPV) gjatë fundjavës së ardhshme, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Siç thuhet në njoftim, ISHP dhe qendrat shëndetësore po vazhdojnë kështu fushatën e vaksinimit të vjeshtës kundër HPV. Instituti rikujtoi se vaksinimi kryhet gjatë ditëve të javës drejtpërdrejt në marrëveshje me ekipet e mjekëve të përzgjedhur për fëmijë.

“Në fundjavë mund të vijnë të gjithë fëmijët (vajza dhe djem) nga mosha 9 deri në 18 vjeç, pavarësisht nëse janë të ftuar direkt dhe nëse kanë një mjek të zgjedhur apo jo”, thonë nga Instituti.

Ata thanë se rezultate veçanërisht të mira janë arritur gjatë fushatës nga qendrat shëndetësore në kryeqytet, Kotorr, Herceg Novi, Danillovgrad, Kollashin dhe Bijello Pole.  

Në njoftim shtohet se që nga fillimi i vaksinimit kanë përfunduar ose kanë filluar vaksinimin 10.455 persona.

SHARE