Paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) në shtator ka arritur në 877 euro, njoftoi Monstat.
Sipas Monstat, paga mesatare (bruto) në shtator 2024 në Mal të Zi ishte 1,102 euro.
“Paga mesatare (neto) në shtator 2024 krahasuar me gushtin 2024 shënoi rritje prej 1.9%, ndërsa paga mesatare (neto) në shtator 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë shënoi rritje prej 9.6%,“ tregojnë të dhënat e Monstat-it.
Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në shtator 2024 krahasuar me gushtin 2024 shënuan një rënie prej 0.4%, rezulton se, siç thonë ata, pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan një rritje prej 2.3%.