UNICEF-i KA SIGURUAR 221 TABLETË PËR PARASHKOLLORËT ME NEVOJA TË VEÇANTA ARSIMORE

Zyra përfaqësuese e UNICEF-it në Mal të Zi ofroi 221 tabletë për fëmijët parashkollorë me nevoja të veçanta arsimore.

Ato do të shërbejnë si një mjet i nevojshëm teknologjik për përdorimin e aplikacionit Cboard për zhvillimin e komunikimit dhe përvetësimit të njohurive, si dhe aplikacione të tjera të dobishme të dizajnuara dhe të mbështetura nga UNICEF, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Angjella Jakshiq Stojanoviq tha me atë rast se kjo ngjarje paraqet një hap të rëndësishëm drejt bërjes së arsimit të aksesueshëm dhe të përshtatur për çdo fëmijë, pavarësisht nga nevojat e tyre specifike.

Shefi i zyrës përfaqësuese të UNICEF-it në Mal të Zi, Mikele Servadei, tha se ky është një shembull i shkëlqyer se si teknologjitë e reja mund të kontribuojnë në arsimin gjithëpërfshirës cilësor të çdo fëmije.

Servadei theksoi se UNICEF-i do të vazhdojë të mbështesë reformën në sistemin arsimor në mënyrë që praktika të tilla të zbatohen më shumë në të ardhmen.

SHARE