VARHELI: SHPRESOJMË QË TRENDI POZITIV QË SHOHIM NË PODGORICË DO TË VAZHDOJË

Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varheli theksoi se mbyllja e kapitullit me Malin e Zi ka filluar dhe se shpreson që trendi pozitiv i shënuar në Mal të Zi do të vazhdojë.

Varheli theksoi se sot është një mundësi për të rishikuar atë që është bërë në periudhën e kaluar.

“Ky Komision punoi shumë për të krijuar kushte për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Mund të konkludojmë se kemi konfirmim se vendet e prekura nga lufta kanë kërkuar anëtarësim. Këto vende e konsiderojnë anëtarësimin garanci të sigurisë”, tha Varheli.

Ai rikujton se në vitin 2020 është rishikuar metodologjia për zgjerim.

“Kemi bërë ndryshime në vetë qasjen. Parimi i parë që kemi aplikuar ka qenë besueshmëria e procedurës”, theksoi ai. Ai thotë se zgjerimi mund të pritet deri në fund të mandatit të ardhshëm.

“Ne filluam mbylljen e negociatave me Malin e Zi dhe në këtë mënyrë hapëm rrugën drejt zgjerimit”, tha Varheli.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borell, në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të raportit të Komisionit Evropian për vendet kandidate, tha se Mali i Zi është një nga vendet që është harmonizuar plotësisht me politikën e sigurisë dhe të jashtme të BE-së.

Ai shton gjithashtu se raportet për vendet kandidate të përgatitura nga Komisioni Evropian bazohen në sundimin e ligjit dhe se reformat e zbatuara nga vendet dëshmojnë se Bashkimi Evropian është si një magnet.

SHARE