GJUKANOVIQ: ÇDO GJË QË ËSHTË MARRË NGA MALI I ZI PËRSËRI DO TË JETË PRONË E SHTETIT

Çdo gjë që është marrë nga Mali i Zi përsëri do të jetë pronë e shtetit, pa marrë parasysh sa e kundërshton dikush, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

Gjukanoviq thotë se insinuatat më të zakonshme janë akuzat, se ai ka ndonjë rol në arrestimin dhe ndalimin e priftit Joanikiji.

Gjukanoviq tha se Kisha Ortodokse Serbe don që të sundoj me Malin e Zi dhe theksoi se formimi i një kishe ortodokse malazeze është e mundur.

Ligji, thotë presidenti, hapi shumë pyetje, disa prej të cilave treguan në sipërfaqe se ishte çështje pronësie, ku shteti u përball me rezistencën nga Kisha Ortodokse Serbe.

“Gjithçka që dikush e fitoi ligjërisht në Mal të Zi ti shërbejë për fat të mirë. Çdo gjë që është marrë nga Mali i Zi përsëri do të jetë i shtetit të Malit të Zi, pavarësisht sa e kundërshton dikush atë”, tha presidenti.

“Ata duhet ta kuptojnë se kishte mjaft cirk, se ata do të kenë të drejtë të jenë një bashkësi fetare që do të jetë një subjekt i respektuar i shoqërisë dhe asnjë milimetër më shumë,” deklaroi Gjukanoviq.  

Ne i ofruam Kishës Ortodokse Serbe që të jetë pjesë e zgjidhjes për rinovimin e Kishës së Pavarur Ortodokse në Mal të Zi, saktësisht siç ekzistonte deri në vitin 1918, deklaroi ai.

Ai gjithashtu thotë se Mali i Zi ka një sistem juridik që duhet të respektohet nga të gjithë qytetarët, dhe se nuk ka të privilegjuar.

“Joanikije dhe priftërinjtë nuk ishin në shënjestër të sistemit juridik, për shkak të jo-tolerancës së shtetit ndaj Kishës Ortodokse Serbe, ata ishin në shënjestër të autoriteteve shtetërore, sepse mendojnë se kanë të drejtë ekskluzive për të mos iu bindur rekomandimeve dhe urdhrave, ne përpiqemi të parandalojmë përhapjen e sëmundjeve infektive,” deklaroi Gjukanoviq duke shtuar se priftërinjtë rrezikuan shëndetin e qytetarëve me një sjellje të tillë.

SHARE