MALIT TË ZI TË DHËNAT DHE EKSPERTIZA TË AGJENCISË SË BE-së PËR DROGËN

Agjencia Evropiane e Drogës (EUDA) nënshkroi sot Marrëveshjen e Punës me Malin e Zi në margjinat e Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, që po mbahet në Budva, dhe do të mundësojë shkëmbimin e ekspertizës dhe zhvillimin e kapaciteteve për mbledhjen e të dhënave dhe raportimin për drogën në rajon.

“Një shkëmbim më i mirë i të dhënave me Agjencinë e BE-së për Drogën do të përmirësojë bashkëpunimin tonë operacional në luftën kundër drogës dhe trafikut të drogës, të cilat përfaqësojnë një kërcënim për shëndetin dhe sigurinë si në BE ashtu edhe në Mal të Zi. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm përpara në bashkëpunimin e BE-së me Malin e Zi dhe do ta afrojë Malin e Zi me Bashkimin Evropian”, tha komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Johansson.

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danillo Sharanoviq, theksoi se së bashku me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Drogën, do të zhvillojë më tej kapacitetet e strukturave për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave dhe informacionit në përputhje me treguesit dhe standardet që janë shkencërisht të bazuara dhe si të tilla të vetmet të vlefshme për monitorim gjithëpërfshirës në zonën e drogës.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Gosdel shtoi se dita e sotme përfaqëson një moment historik në partneritetin afatgjatë midis EUDA dhe Malit të Zi, i cili filloi më shumë se 15 vjet më parë.

SHARE