PËR FOSHNJAT E LINDURA NË „JAVËN E KURSIMEVE“ 1.000 EURO

Të gjithë foshnjat e lindura në periudhën 31 tetor deri më 6 nëntor 2024 do të marrin kursimet e para në shumën prej 1.000 euro dhuratë.

Kjo shumë është rritur në krahasim me 800 euro të vitit të kaluar dhe është siguruar nga Banka Qendrore e Malit të Zi dhe bankat komerciale, e cila është e specifikuar në Marrëveshjen për zbatimin e fushatës së Javës së Kursimeve, e cila është nënshkruar sot, në prag të Ditës Botërore të Kursimit, nga guvernatorja e BQMZ, Irena Radoviq dhe kryetarët e bordeve drejtuese të bankave komerciale.

“Natyra afatgjatë e fushatës dhe figura të tilla domethënëse dëshmojnë për vendosmërinë tonë të përhershme për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të sigurt për të gjithë shoqërinë, dhe përmes aktiviteteve edukative që shoqërojnë këtë aksion, ne përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e menaxhimit të përgjegjshëm financiar”, tha Radoviq.

Siç thuhet në njoftim, në periudhën paraprake përmes këtij aksioni të përbashkët të BQMZ dhe bankave komerciale, gjithsej 2.669 fëmijë në të gjithë Malin e Zi kanë marrë dhuratë kursimet e para, për të cilat janë ndarë mjete në vlerë prej 1.060.000 euro.

SHARE