Në 24 komuna në Mal të Zi, ka më shumë votues sesa qytetarë të rritur, sipas një analize të listës së zgjedhësve dhe të dhënave të MONSTAT. Ndërsa Danillovgradi është e vetmja komunë ku nuk është kështu, Podgorica shënon mospërputhjen më të madhe.
Komisioni Zgjedhor i Kryeqytetit vlerëson se problemi kryesor janë zgjedhësit që ushtrojnë të drejtën e votës përveç në Mal të Zi dhe në vende të tjera, nga të cilët sipas vlerësimeve janë deri në 100 mijë.
“Mospërputhja mes të dhënave për numrin e votuesve dhe numrin e përgjithshëm të banorëve të Podgoricës është problem i listës zgjedhore”, tha kryetari i komisionit zgjedhor të kryeqytetit, Vlladimir Filipoviq.
Arsyeja kryesore, thotë ai, janë votuesit e dyfishtë të regjistruar, të cilët përveç se janë në listën zgjedhore të Malit të Zi, janë të regjistruar edhe në listën zgjedhore të një shteti tjetër.
“Sipas disa vlerësimeve, numri i votuesve të dyfishtë të regjistruar që ushtrojnë të drejtën e votës në vendet e rajonit, përveç Malit të Zi, varion nga 50 deri në 100 mijë. Duke pasur parasysh se shtetet e rajonit nuk janë të gatshme të ofrojnë të dhëna për votuesit që janë të regjistruar në listën zgjedhore të vendit të tyre, si dhe dokumentacionin e nevojshëm, është e vështirë të barazohet lista e votuesve me të dhënat reale”, tha Filipoviq.