BEKTESHEVIQ EMËROHET KRYETAR I KUVENDIT TË KOMUNËS SË GUCISË

Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë u zgjodh Edvin Bektesheviq. Ai vjen nga radhët e socialdemokratëve (SD).

Zgjedhja e Bektesheviq u mbështet nga 23 këshilltarë, nga radhët e Partisë Boshnjake, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate, Partisë Demokratike të Socialistëve, Demokratëve dhe Lëvizjes për Guci, transmeton Portali i Qytetit.

Siç thonë ata, koalicioni i Forumit Shqiptar dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve abstenuan.

Në zgjedhjet e shtatorit, koalicioni PB-SD-PSD fitoi 14 mandate, lista e Forumit Shqiptar dhe e Unionit Demokratik të Shqiptarëve 7 mandate, Partia Demokratike e Socialistëve 6 mandate, Lëvizja për Guci 2 mandate dhe Demokratët 1 mandat.

SHARE