EKONOMIA NË VITIN E ARDHSHËM DO TË RRITET 5%

Ekonomia e Malit të Zi, sipas prognozave më të reja të Institutit për studimet ekonomike ndërkombëtare në Vjenë, gjatë këtij viti do të dobësohet 8%, kryesisht për shkak të varjes së madhe nga turizmi. Nga ky institut në raportin e vetë më të ri kanë paraparë se ekonomia malazeze në vitin e ardhshëm do të rritet 5%. Sipas këtyre prognozave , rënie më të madhe të bruto prodhimtarisë së brendshme në rajon do të shënojë Kroacia 11%. Pastaj Sllovenia dhe Sllovakia me një rënie prej 9%. Ekonomitë e Maqedonisë veriore, Shqipërisë dhe të BH do të dobësohen nga 5%, kurse Serbia 4%.

SHARE