DRASHKOVIQ: NË 80 PËR QIND TË RASTEVE, VAKSINA E GRIPIT I MBRON QYTETARËT NGA KOMPLIKIMET SERIOZE DHE VDEKJA

Gripi është nënvlerësuar në Mal të Zi. Shumica e popullatës mendojnë se sëmundja zgjat vetëm pak, se nuk është e rrezikshme dhe se nuk ka kuptim të vaksinohen çdo vit, ka thënë në Radion e Malit të Zi  epidemiologia në Qendrën Shëndetësore në Nikshiq, Dr.Ivona Drashkoviq.

“Ajo që është shumë e rëndësishme është që të vaksinohen të gjithë personat mbi 65 vjeç, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, gratë shtatzëna, si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje kronike, si sëmundjet kronike-obstruktive të mushkërive, diabetikët, pacientët kardiovaskular, pacientë neurologjikë, të gjithë ata të tjerë që kanë një nga sëmundjet kronike”, tha Drashkoviq.

Qëllimi i vaksinimit, nënvizon ajo, është reduktimi i formave të rënda të sëmundjes dhe zvogëlimi i vdekshmërisë dhe shtrimit në spital.

Krahas vaksinimit, paralajmëron Drashkoviq, është shumë e rëndësishme që personat me probleme të frymëmarrjes të mos qëndrojnë në punë, të shmangin kontaktet e ngushta, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në rast të përkeqësimit të kontaktojnë mjekun e zgjedhur.

SHARE