MILLATOVIQ: QEVERIA DUHET TË EMËROJË NJË AMBASADOR NË NATO SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka thënë se Qeveria duhet të emërojë një ambasador në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kam bërë apel për një kohë të gjatë që qeveria të propozojë një ambasador në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju e dini që vendi ka një vit pa ambasador në NATO dhe se ky është apeli i partnerëve tanë strategjikë brenda aleancës së NATO-s. Pres që këtë ta diskutojmë në konsultime të reja me shefin e diplomacisë”, tha Millatoviq.

Ai tha se do të thërrasë seancën e Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri kur të plotësohen kushtet për këtë.

SHARE