MILLATOVIQ KA PRANUAR LETRA KREDENCIALE NGA AMBASADORËT E IZRAELIT, DANIMARKËS DHE SPANJËS

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka pranuar letra kredenciale nga ambasadori izraelit Avivit Bar-Ilan, ambasadorja daneze Pernila Dahler Kardel dhe ambasadori spanjoll Juan Jose Sans Aparicio.

Siç është njoftuar nga Kabineti i Presidentit, Millatoviq ka theksuar rëndësinë e arritjes së paqes në Lindjen e Mesme, si dhe se Mali i Zi është i përkushtuar ndaj të gjitha nismave që çojnë në këtë drejtim.

Gjatë takimit me ambasadoren e Danimarkës u konfirmuan marrëdhëniet aleate dhe miqësore të dy vendeve.

Në takim u vlerësua se shkëmbimi i vizitave në nivelin e lartë dhe më të lartë do të kontribuonte në forcimin e marrëdhënieve dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Në një bisedë me ambasadorin spanjoll, presidenti Millatoviq shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet miqësore dhe të shkëlqyera mes Malit të Zi dhe Spanjës.

„Millatoviq i njoftoi ambasadorët se Mali i Zi ka dorëzuar kandidaturën për anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për periudhën 2026-2027 dhe kërkoi mbështetje për Malin e Zi nga vendet që përfaqësojnë”, thuhet në deklaratë.

SHARE