Në shtator, norma totale e inflacionit vjetor ra në 1 për qind, që është niveli më i ulët i inflacionit në vitet e fundit, tha zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.
Sipas të dhënave të Monstatit, norma mujore e inflacionit për muajin shtator është 0.4%, që do të thotë se çmimet janë 0.4% më të ulëta se në gusht.
Është shënuar rënie e çmimeve në grupin e produkteve “Ushqime dhe pije joalkoolike” në masën 1.7%, që do të thotë se norma e inflacionit është negative në raport me këto produkte.
„Prandaj, me siguri të plotë mund të themi se aksioni “Çmime të limituara” i Qeverisë së 44-të të Malit të Zi ka ndikuar në stabilizimin e çmimeve të produkteve bazë, veçanërisht duke pasur parasysh gjithëpërfshirjen e aksionit si dhe faktin se ai vlen për shitësit me shumicë si dhe zinxhirët e shitjes me pakicë,“ theksoi Gjeloshaj.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, siç thotë Gjeloshaj, do të vazhdojë të monitorojë në vazhdimësi çmimet e produkteve bazë sipas metodologjisë së përcaktuar dhe në përputhje me rrethanat të propozojë masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.