MË 29 TETOR DO TË MBAHET ORA E KRYEMINISTRIT

Më 29 tetor, kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve, në seancën e Kuvendit kushtuar orës së kryeministrit, njoftoi Parlamenti.

Seanca e Kuvendit është caktuar për në orën 12:00.

Afati për paraqitjen e pyetjeve drejtuar kryeministrit është jo më vonë se 72 orë para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

SHARE