KRAPOVIQ: MALI I ZI OFRON KONTRIBUT AKTIV NË REALIZIMIN E DETYRAVE NGA AGJENDA E NATO-s

Ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel, në formatin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s, tha se Mali i Zi ofron kontribut aktiv në zbatimin e detyrave nga agjenda e NATO-s, duke pasur parasysh rëndësinë e veprimit të bashkërenduar dhe të përkushtuar aleat, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë ditës së dytë të takimit, ai theksoi se “do të vazhdojmë të bëjmë përpjekjet e nevojshme për të funksionalizuar planet e miratuara të mbrojtjes, plotësimin e modelit të ri të forcës dhe përshtatjen e strukturës komanduese të NATO-s”.

Ai theksoi se do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e pozitës së Aleancës në krahun lindor përmes angazhimit të pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në grupet luftarake në Letoni dhe Bullgari.

Duke folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Krapoviq edhe një herë theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në këtë pjesë të Evropës dhe domosdoshmërinë që ky rajon të mbetet në fokusin e bashkësisë ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes tha se në ditën e dytë të mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut, ministrat e Mbrojtjes diskutuan për procesin e transformimit të Aleancës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së unitetit transatlantik dhe një qasje vendimtare për zbatimin e detyrave kryesore.

Ata gjithashtu theksojnë se është bërë një rishikim i vendimeve më të rëndësishme të marra gjatë Samitit të mbajtur së fundmi në Uashington dhe është shqyrtuar dinamika e vazhdimit të aktiviteteve të nisura.

SHARE