Konferenca për shtyp me rastin e prezantimit të rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave do të mbahet më 15 tetor, njoftoi Monstat.
Siç është paralajmëruar, konferenca do të mbahet në Parkun Shkencës dhe Teknologjisë të Malit të Zi në Podgoricë, me fillim nga ora 11:00.
Regjistrimi i popullsisë është kryer në dhjetor 2023.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara në janar, në Mal të Zi jetojnë 633.158 banorë.
Drejtori i Monstatit, Mirosllav Pejoviq, po ashtu ka bërë të ditur se regjistrimi i bujqësisë do të bëhet deri më 1 dhjetor dhe do të jetë një burim kyç i të dhënave për vendimmarrësit, menaxhimin e politikës agrare dhe vetë fermerët.