Deputetët e shumicës parlamentare të Kuvendit të Malit të Zi, në seancën e sotme të mbajtur në Cetinë, sërish e votuan ligjin për Bankën Zhvillimore të Malit të Zi, të cilin presidenti Jakov Millatoviq e ktheu në Kuvend për rivendim.
Për votuan 42 deputetë, ndërsa 1 deputet votoi kundër.
Opozita nuk votoi.
Deputeti i PDS-së, Nikolla Milloviq, tha se ligji për Bankën Zhvillimore të Malit të Zi nuk është në përputhje me Kushtetutën, me rregulloret ligjore dhe veçanërisht me atë që lidhet me rrugën tonë evropiane.
Deputeti i LQ URA, Millosh Konatar beson se ligji për Bankën Zhvillimore të Malit të Zi bie ndesh me Kushtetutën.
“Nëse sot kemi në rend dite një ligj që mund të ngadalësojë apo bllokojë integrimin europian, mendoj se në këtë mënyrë po shkelim Kushtetutën. Ju bëj thirrje juve dhe kolegëve të mi deputetë që sot të mos e votoni atë ligj”, tha Konatar.
Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq u përgjigj se Mali i Zi ka një Gjykatë Kushtetuese që mund të përcaktohet në lidhje me çdo ligj që miratohet në Parlament.