MILLATOVIQ: QEVERIA DUHET TË OFROJË MBËSHTETJE MË TË MADHE PËR SHËRBIMET LOKALE NË LUFTËN KUNDËR PASOJAVE TË FATKEQËSIVE TË MOTIT

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq tha se Qeveria duhet të ofrojë mbështetje më të madhe për shërbimet lokale në luftën kundër pasojave të fatkeqësive të motit.

„Kam biseduar me kryetarin e komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiq, i cili më ka njoftuar për gjendjen e rëndë në atë komunë, të shkaktuar nga vërshimet,“ ka njoftuar presidenti i Malit të Zi.

Ai tha se sanimi i dëmeve materiale dhe mundësimi i jetës së papenguar të qytetarëve të Shavnikut kërkon përfshirjen e të gjitha organeve kompetente.

“I bëj thirrje Qeverisë dhe institucioneve të tjera relevante që në masë më të madhe se më parë të ofrojnë mbështetje për shërbimet vendore në luftën kundër pasojave të fatkeqësive të motit të deritanishëm, por edhe të parandalojnë dëmet e mundshme që mund të ndodhin nga reshjet e reja,“ ka shkruar Millatoviq në rrjetin social X .

SHARE