MONSTAT: GJITHÇKA ËSHTË GATI PËR PUBLIKIMIN E REZULTATEVE TË REGJISTRIMIT

Drejtoria e Statistikave (Monstat) njoftoi se ka realizuar me sukses dy aktivitetet e fundit që ishin parakusht për publikimin e rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Amvisërive dhe Banesave.

Qytetarët, siç thonë ata, kanë pasur të drejtën dhe mundësinë për të kontrolluar të dhënat e tyre për karakteristikat etniko-kulturore të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Amvisërive dhe Banesave përmes softuerit special nga 1 deri më 7 tetor.

“Me sukses kanë kontrolluar të dhënat e tyre 20,684 qytetarë, nga të cilët 14.600 qytetarë kanë kontrolluar të dhënat e tyre përmes celularit, pak më shumë se 6.000 përmes kompjuterit, ndërsa 253 qytetarë i kanë kontrolluar të dhënat përmes tabletit. E gjithë kjo tregon besimin e lartë të qytetarëve në procesin e regjistrimit, dhe përfundimisht nënkupton cilësinë e lartë të rezultateve përfundimtare të regjistrimit. Gjatë kontrollit të të dhënave nga qytetarët nuk është raportuar asnjë parregullsi sa i përket mosbesueshmërisë së thelbit të të dhënave në bazën e të dhënave të regjistruara të regjistrimit”, thuhet në njoftim.

Ata theksojnë se janë përmbushur dy parakushtet e fundit për publikimin e rezultateve përfundimtare të regjistrimit më 15 tetor, siç ka bërë të ditur Drejtoria e Statistikave.

„Opinioni do të njoftohet me kohë për të gjitha detajet e konferencës së ardhshme për shtyp të Drejtorisë së Statistikave me rastin e shpalljes së rezultateve përfundimtare”, thuhet në njoftim.

SHARE