Sot ka nisur procesi mësimor për të gjithë studentët në Universitetin e Tiranës.
Janë mbi 20 mijë studentë të cilët do të ulen sot për herë të parë në auditorët e universiteteve.
Ky numër pothuajse është i njëjtë me atë të një viti më parë dhe gjithashtu preferencat për programet e studimit kanë mbetur të njëjtat.
Më të kërkuarat edhe për këtë vit rezultuan degët: Mjekësia e Përgjithshme, Arkitektura dhe Inxhinieritë.
Këtë vit ka patur edhe një rritje të interesit për programet prioritare të studimit që ofron Universiteti Bujqësor, ku është vënë re një tejkalim i numrit minimal të studentëve për një grup.
Vetëm 2 programe në këtë universitet, Agrobiologji dhe Inxhinieri Agrare, rezultojnë me një numër të kufizuar studentësh.