Një grup organizatash të shoqërisë civile, duke përfshirë Rrjetin Bankwatch dhe ekipin Eko, i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe aktorëve të tjerë që të rrisin mbështetjen për një tranzicion të drejtë në komunitetet e varura nga qymyri në Ballkanin Perëndimor.
Në raportin e ri, ato theksojnë hapat konkretë që Komisioni, institucionet financiare ndërkombëtare dhe qeveritë kombëtare duhet të ndërmarrin për të përshpejtuar një tranzicion të drejtë dhe për të mundësuar diversifikimin e ekonomisë vendore, duke siguruar që nevojat e njerëzve të përmbushen dhe që askush të mos mbetet pas.
“Platforma e BE-së, synon të mbështesë rajonet me një varësi të lartë nga qymyri për t’u përgatitur për tranzicionin e energjisë dhe shkëmbimin e përvojave me komunitetet e BE-së në një situatë të ngjashme, e quajtur Iniciativa për Rajonet në Tranzicion për Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën, e cila zgjati nga fundi i vitit 2020 deri në fund të vitit të kaluar, por ende nuk është zëvendësuar, duke i lënë autoritetet lokale në pasiguri për hapat e ardhshëm dhe mbështetjen që ata mund të presin për këtë proces kompleks”, thuhet në deklaratë.