Nga data 1 tetor deri më 1 dhjetor, Drejtoria për Statistikat Monstat do të bëjë Regjistrimin e Bujqësisë, në përputhje me Ligjin për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Ligjin për Statistikat Zyrtare dhe Sistemin e Statistikave Zyrtare.
“Qëllimi i zbatimit të Regjistrimit të Bujqësisë është sigurimi i të dhënave të krahasueshme ndërkombëtarisht për përmirësimin e mëtejshëm të statistikave zyrtare në fushën e bujqësisë si dhe të dhëna të rëndësishme për krijimin e politikave në drejtim të krijimit të një politike të qëndrueshme bujqësore”, tha Monstat.
Ata theksojnë se Regjistrimi i Bujqësisë, për nga përmbajtja dhe shtrirja, është anketa statistikore më e gjerë dhe më komplekse në fushën e statistikave bujqësore, e cila kryhet çdo dhjetë vjet në përputhje me standardet unike ndërkombëtare.
“Regjistrimi i Bujqësisë mbledh të dhëna për numrin e ekonomive bujqësore, sipërfaqen e tokës bujqësore të shfrytëzuar sipas kategorive të përdorimit, bagëtinë sipas llojeve dhe kategorive, personat pjesëmarrës në prodhimin bujqësor sipas gjinisë, objektet për strehimin e bagëtive, makineritë, pajisjet dhe shumë të tjera”, theksuan nga Monstat.