Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në Podgoricë.
Komisioni Zgjedhor i Kryeqytetit ka bërë të ditur se sa vota ka fituar secila parti në zgjedhjet e djeshme të jashtëzakonshme lokale në Podgoricë.
Në Podgoricë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 81.176 votues nga 147.524 votues të regjistruar.
Më poshtë mund të shihni numrin e votave që fitoi secila listë individualisht:
„Koha është për rend – Partia e Progresit Evropian – Dushko Markoviq“ – 2.504 ose dy mandate;
„Dr. Vuk Kadiq – Lëvizja përpara – Për Podgoricën dhe familjen“ – 2.233 (pa mandat);
„Aleanca Evropiane – Podgoricë për shembull – Boris Mugosha“ – 4.411 ose tre mandate;
„PDS – Me fjalë dhe me vepra – Dr. Nermin Abdiq“ – 24.310 ose 19 mandate;
„Revulucion – Kështu nuk mundet më Srgjan Periq“ – 2.704 ose dy mandate;
„Evropa Tani – Demokratët – Edhe më të fortë – prof. dr. Sasha Mujoviq“ – 17.672 ose 14 mandate;
„Lista e Podgoricës – Andrej Milloviq“ – 515 (pa mandat);
„Partia Evropiane e Malit të Zi – Novak Axhiq“ – 573 (pa mandat);
„Për të ardhmen e Podgoricës – Qyteti i të gjithëve ne“ – 16.362 ose 13 mandate;
„Jakov Millatoviq – Për një Podgoricë më të mirë“ – 8.537 ose 6 mandate;
„Lëvizja e nënqiramarrësve Podgoricë“ – 226 (pa mandat);
„Në aksion, ji vetvetja, zgjidh CGA“ – 174 (pa mandat);
„Podgorica e të gjithë neve, PB” – 955 (pa mandat);
Në Kuvendin e Podgoricës ka vende për 59 këshilltarë.